Scandal in Luxembourg! The coach of the women's national team is fired for sexual harassment against female footballers

Federata e Futbollit në Luksemburg shkarkoi këtë të enjte trajnerin e kombëtares së vajzave, Daniel Santos që e mbante këtë detyrë që nga viti 2020 për ngacmim seksual.
Trajneri 44 vjeçar që ka drejtuar ekipet e të rinjve në 2019 dhe 2020, largohet menjëherë nga posti i tij. Federata e Futbollit të Luksemburbut nëpërmjet një komunikate bën të ditur se në drejtim të Santos janë bërë disa denoncime ku flitej për mesazhe të papërshtatshme të dërguara në drejtim të disa prej lojtareve.
‘Kjo sjellje, është kundër vlerave etike dhe në kuadër të respektit të kërkuar nga Federata-theksohej më tej në komunikatën e qeverisë së futbollit në Luksemburg e cila shtoi se veproi pa hezitim për të mbrojtur futbollistet e përfshira dhe integritetin e ambientit sportiv-dëshmitë e mbledhura dhe humbja e qartë e besimit të shprehura nga lojtaret e bënë të pamundur çdo bashkëpunim’.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128