'A civilization will die tonight...'/ Trump's warning: 47 years of extortion, corruption and death will end!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak orë nga skadimi i afatit që kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi ndaj Irani, për arritjen e një marrëveshjeje.
Përmes një postimi në platformën ‘Truth Social’, Trump shkruan se: ‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë’, nëse Teherani refuzon marrëveshjen.
Sipas Trump, tashmë regjimi në Iran ka ndryshuar, duke lënë të nënkuptohet se po negocion me ‘mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara’.
‘Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!’, përmbyll reagimin e tij presidenti amerikan në ultimatumit drejtuar Teheranit.
Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128