"The body was found 30 meters away from the crash site", details from the accident in Novoselë: The victim's car was moving at over 200 km/h

2026-04-07 15:47:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

"The body was found 30 meters away from the crash site", details from

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një të riu, i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni. Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident fatal.

I riu po drejtonte me një automjet me targa AB009GN dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Ai është gjetur pa shenja jete 30 metra larg nga pika e goditjes.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, analizimi i perimetrit, pika e goditjes dhe pozicioni përfundimtar i mjetit, dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tepër të lartë, që mund të ketë arritur mbi 200 km/h.

 

Happening now...

ideas