Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë

Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Futbollisti uellsian deklaroi tërheqjen nga fushat e gjelbra nëpërmjet një komunikatë për shtyp
‘Nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pas shumë reflektimesh vendosa të tërhiqem nga futbolli-lexohet ndër të tjerat në komunikatën e Ramsey që në karrierën e tij është aktivizuar me klubet e Cardiff City, Arsenalit, Nottingham Forest, Juventusit, Rangers dhe Nice. Uellsiani, 35 vjeçar ishte pa ekip që pas zgjidhjes së kontratës me Pumas UNAM në Meksikë.
Në karrierën e tij, Aaron Ramsey ka luajtur 551 ndeshje me 80 gola të shënuar e 75 asiste dhe në palmaresin e tij futbollisti ka 9 tituj. Ai ka fituar 3 Kupa të Anglisë dhe 2 Superkupa angleze me Arsenalin, një titull në Serie A, një Kupë e një Superkupë Italiane me Juventusin dhe një Kupë të Skocisë me Rangers. Me Uellsin ai ka marrë pjesë në Botërorin 2022 dhe në Evropianët e 2016 dhe 2021.
Por Aaron Ramsey njihet edhe si futbollisti ‘i mallkuar’ kjo për faktin se sa herë shënonte gol, ai moment shoërohej me vdekjen e ndonjë personazhi të famshëm. Një ‘mallkim’ që nisi me golin ndaj Manchester United në maj të 2011 që u shoqërua me vrasjen e Osama Bin Laden një ditë më pas. Dhe më pas Ramsey u bë jo pak herë meme teksa golat e tij u pasuan nga një listë e gjatë e humbjeve të jetës së të famshmëve: Steve Jobs, Muamar el Gadafi, Whitney Houston, David Bowie…Një legjendë e padrejtë për të, por që gjithsesi e shoqëroi gjatë gjithë karrierës.
Tani mbetet të mësohet se çfarë do të bëjë Ramsey në të ardhmen që mesa duket se do të jetë e lidhur me pankinën. Në fakt uellsiani e ka pasur eksperiencën e tij të parë në këtë pikë, kur sezonin e kaluar mori përsipër që përkohësisht të bënte rolin e trajnerit-lojtar te Cardiff City.
Happening now...
ideas
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128