Hezbollah leader's relatives killed a day before Middle East peace talks

2026-04-09 14:17:47 / BOTA ALFA PRESS

Hezbollah leader's relatives killed a day before Middle East peace talks

Ushtria izraelite ka konfirmuar ditën e sotme vrasjen e bashkëpunëtorit dhe nipit të Naim Qassem, udhëheqësit të grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollahut, në një sulm të kryer gjatë natës së të mërkurës në Beirut.

"IDF goditi zonën e Bejrutit dhe eliminoi Ali Yusuf Harshi-n, sekretarin personal dhe nipin e Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem", tha ushtria.

Ndërkohë që dita e sotme përkon me ditën e dytë të armëpushimit për të cilin u dakordësuan SHBA dhe Irani, sulmet në rajon vijojnë të jenë aktive.

Situata mes vendeve është tensionuar akoma më shumë, pasi mëngjesin e sotëm presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për sulme të ashpra në Lindjen e Mesme.

Deklarata e Trump vjen pasi Irani, pasditen e djeshme, pezulloi kalimin  e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Ditën e djeshme Irani konfirmoi se kishte shënjestruar dy anije që ishin në lëvizje.

Edhe pse deri diku SHBA-të dhe Irani u dakordësuan për armëpushim 2 javor, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë goxha e tensionuar. Ndërsa pritet që ditën e nesërme të zhvillohen bisedimet në Pakistan për paqe dhe mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme. 

Happening now...

ideas