Ishte nisur për të shitur një kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

2026-04-09 13:19:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ishte nisur për të shitur një kallashnikov, arrestohet në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për tentativë shitjeje të armës së zjarrit kallashnikov dhe ka identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Pezë Helmës – Ndroq, u arrestua në flagrancë E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin, i cili lëvizte me automjet dhe dyshohet se po përgatiste shitjen e një arme zjarri tip kallashnikov me municion.

Nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i tij, F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, ndërsa policia po vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Happening now...

ideas