Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga diktatori i kushtoi humbjen e Nobelit

2026-04-09 13:46:32 / JETË ALFA PRESS

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga diktatori i kushtoi

Me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqip, Ismail Kadare edhe dimensionet e veprës së tij mund të cilësohen të mbyllura dhe tashmë ka ardhur koha e analizës. Pikërisht me këtë ide ka ardhur në Universitetin e Shkodrës studiuesi dhe pedagogu francez, Jean-Paul Champseix, i cili e ka njohur si Shqipërinë e viteve të komunizmit ashtu edhe veprën e Kadaresë.

Mbijetesa e shkrimtarit në regjimin komunist për studiuesin francez mbete një nga pikëpyetjet më të mëdha  që shoqëron figurën e shkrimtarit.

Edhe pse Kadare sipas studiuesit ka patur kritika nga sistemi për veprat e tij, ai nuk ka pësuar fatin e shkrimtarëve të tjerë. Dhe për këtë i referohet “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Pashallarët e kuq”, që i kushtoi largimin nga Tirana si formë persekutimi të Kadaresë. Por sërish arriti të mbijetojë. Madje sipas studiuesit francez, flitet gjithashtu se Enver Hoxha e ka mbrojtur Kadarenë.

“Në Paris kur e kam takuar e kam pyetur Kadarenë përse Enver Hoxha ju ka mbrojtur dhe më është përgjigjur se nuk e di”, është shprehur studiuesi francez.

Sipas tij, pikërisht këto pikëpyetje dhe natyrisht një xhelozi e vetë shqiptarëve duket se i kanë kushtuar edhe mungesën e çmimit Nobel.  Sinkron Jean-Paul Champseix, studiues francez

“Çmimi Nobel është ai që i ka munguar Kadaresë. Pra ishte statuti i tij si shkrimtar relativisht i lirë në një vend shumë të mbyllur komunist, më i egri në planet dhe si mund t’i shpjegohej një gjë e tillë Akademisë së Suedisë. Ndoshta mund të duket pak e pranueshme por Akademia Suedeze mbase nuk ka dashur që të marrë një risk që të kurorëzojë një shkrimtar i cili mund të kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit komunist. Ka shumë shqiptarë që i kanë shkruar Akademisë së Suedisë kundër Kadaresë që ia mos ta merrte atë çmim. Ka një dosje të madhe atje dhe ishte e vështirë për të sepse ishte te lista e të nominuarve. Ka patur shumë polemikë dhe kishte shumë që ishin xheloz ndaj tij me pyetje se përse ai nuk kishte pësuar persekutime si shkrimtarët e tjerë të cilët kishin përfunduar edhe në burg. Besoj që xhelozia ishte mjaft e rëndësishme në atë periudhë”, shprehet studiuesi Jean-Paul Champseix.

Për Jean-Paul Champseix, pavarësisht polemikave politike, Kadare mbetet mishërimi i Shqipërisë në Europë, një autor që e ndërtoi veprën e tij duke sakrifikuar qetësinë personale për hir të zanatit të shkrimtarit. 

Happening now...

ideas