Lufta drejt fundit? Mediat: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes për të përfunduar konfliktin

2026-05-06 12:03:17 / BOTA ALFA PRESS

Lufta drejt fundit? Mediat: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes për

Duket se lajmet të mira mund të vijnë nga konflikti në Lindjen e Mesme. Sipas mediave ndërkombëtare, Shtëpia e Bardhë thuhet se është pranë një marrëveshjeje me Iranin për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një ‘kornizë’ për negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit.

Megjithatë nënvizohet se SHBA-të presin që Irani të përgjigjet në disa pika kyçe në 48 orët e ardhshme, duke shtuar se “kjo ishte marrëveshja më e afërt që të dy palët kanë arritur që nga fillimi i luftës”.

Marrëveshja mund të përfshijë:

Konkretisht për moratoriumin bërthamor, tre burime thanë se do të zgjaste të paktën 12 vjet dhe një tha se do të zgjaste 15.

Sipas këtyre burimeve, Irani propozoi një moratorium 5-vjeçar dhe SHBA-të kërkuan 20.

Irani thuhet se është zotuar në Memorandumin e Mirëkuptimit që të mos ndjekë kurrë armë bërthamore ose aktivitete të lidhura me armë të tilla, me një zyrtar amerikan që shtoi se të dy palët po diskutojnë një klauzolë sipas së cilës Irani do të zotohej të mos operonte objekte bërthamore nëntokësore.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova