The road that cost 260 million euros is again facing problems, critical situation in the second lot of the Qukës-Qafë Plloçë axis

2026-05-06 10:30:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

The road that cost 260 million euros is again facing problems, critical

Rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk i mbarojnë problemet, pasi ditëve të fundit janë evidentuar sërish problematika në këtë aks.

Sipas asaj që shihet në terren vërehen ulje të niveleve në shtratin e rrugës, konkretisht në lotin e dytë, pranë zonës së quajtur “Kthesa e Trebinjës”.

Duhet të kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, edhe një pjesë tjetër e këtij aksi, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjes së strukturës.

Megjithatë pavarësisht se kanë kaluar kohë ky segment ende nuk është rikthyer në normalitet, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi.

Problemet dhe dëmtimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë kanë nisur që prej inaugurimit të saj.

Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ka patur shumë problematika për shkak të reshjeve.

Kjo rrugë ka kushtuar 260 milion euro dhe është hapur për qarkullimin e mjeteve në shtator të vitit të shkuar. Ndërsa  pas problematikave në lotin e tretë, së fundmi situata serioze është evidentuar dhe në lotin e dytë të rrugës.

 

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas