Italy suspends defense agreement with Israel, Tel Aviv reacts

Italia ka pezulluar rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin, e cila përfshin shkëmbimin e pajisjeve ushtarake dhe kërkimit teknologjik, tha të martën kryeministrja e vendit Giorgia Meloni.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale, qeveria ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin”, tha Meloni.
Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme izraelite tha për Ansa tha se nuk kanë marrëveshje por një memorandum mirëkuptimi, që nuk do ta dëmtojë sigurinë e Izraelit.
“Ne nuk kemi një marrëveshje sigurie me Italinë. Ne kemi një memorandum mirëkuptimi nga shumë vite më parë që nuk ka pasur kurrë ndonjë përmbajtje konkrete.”, tha ai.
E miratuar nga Izraeli në vitin 2006, marrëveshja rishikohet çdo pesë vjet. Marrëveshja, ndër të tjera, bën thirrje për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes, arsimimit dhe trajnimit të personelit ushtarak, kërkimit dhe zhvillimit, si dhe teknologjisë së informacionit.
Tensionet midis dy vendeve janë rritur gjatë javës së kaluar pasi qeveria italiane akuzoi forcat izraelite se kanë qëlluar një konvoj paqeruajtësish italianë të OKB-së në Liban, në luftën me militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
