Tensions in Vlora! Fruit and vegetable market project, police surround the premises, do not allow traders to enter

2026-05-08 11:43:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tensions in Vlora! Fruit and vegetable market project, police surround the

Rrethohet kantieri për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve në Vlorë, një projekt i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, në vlerën e 115 milionë lekëve.

Ka nisur tashmë zbatimi i projektit, mirëpo tregtarët kundërshtojnë largimin. Ata thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës.

Që prej fillimit të muajit janar, tregtarët kanë zhvilluar disa protesta ndërsa kërkesa e tyre ka qenë gjetja e një hapësire brenda qytetit. Bashkia ndërkohë ka vendosur që një pjesë e këtyre tregtarëve të vendosen pranë tregut të Çoles dhe një tjetër pranë tregut të shumicës.

Vendim i kundërshtuar nga tregtarët. Sot kanë qenë forcat e policisë bashkiake që kanë ndaluar hyrjen e tregtarëve brenda ambienteve të tregut. Pasi hapësira sipas Bashkisë do ti dorëzohet firmës zbatuese për nisjen e investimit.

 

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova