Plagosje me thikë në Korçë

2026-04-22 23:15:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me thikë në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar.

I mituri është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve ai ka marrë tre plagë, dy në shpinë dhe një në vesh.

Deri tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e rastit.

Happening now...