Operacioni

Pas 16 makinetave dhe dy të shpallurve në kërkim fshihet një shpartallim që kryepolici po i bën rrjetit të Ergys Agasit, të mbrojtur prej kohësh nga uniformat blu të qytetit
Ajo që në njoftimin zyrtar të policisë u paraqit si një goditje rutinë ndaj lojërave të fatit në Kavajë, në të vërtetë është një tjetër gur i hedhur në mozaikun e një shpartallimi që kryepolici Skënder Hitaj po i bën strukturave të lidhura me bastet dhe me koordinatorin e tyre, Ergys Agasin.
Në pamje të parë, operacioni "Fati i Lojërave" prodhoi dy të shpallur në kërkim dhe 16 makineta të sekuestruara. Por kush fshihet vertet pas këtyre ambienteve? Njëri prej lokaleve ndodhej vetëm 200 metra vijë ajrore nga komisariati i Kavajës, një distancë që e bën të pamundur mosdijenien e strukturave të rendit. Dhe pikërisht aty qëndron e vërteta e këtij aktiviteti: në ato ambiente qëndronin policë. Oficerë e shefa patrullash i frekuentonin rregullisht, duke e kthyer aktivitetin e paligjshëm në një praktikë të mbrojtur dhe të dukshme për të gjithë qytetin.
Pas këtyre ambienteve nuk fshihen emrat e dy të rinjve të shpallur në kërkim. Ata ishin thjesht administratorët e radhës, marrësit me qira të ambienteve që mbanin peshën e hetimit. Pronari i vërtetë i aktivitetit është A. M., personazh i njohur në Kavajë si pronar i një lavazhi në hyrje të qytetit dhe distributor ekskluziv i një kompanie kafeje të njohur për uniformat blu të qytetit. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për strukturat e rendit. Përkundrazi, në lavazhin e tij rrinë gjatë gjithë kohës policë dhe oficerë të Kavajës, ndërsa ai vetë është mësuar të ushtrojë presion mbi efektivët, qoftë edhe për një gjobë parkimi.
E vërteta e këtij aktiviteti është se aty janë të përlyer struktura të tëra drejtuese, në bashkëpunim me zinxhirin komandues vendor. Shumica dërrmuese e efektivëve të qytetit e dinin prej kohësh se kujt i përkisnin realisht këto ambiente, por heshtnin. Nuk kishin marrë guximin të jepnin një informacion, sepse pas A. M. qëndronin lidhje të forta me strukturat e agjencisë që mbikëqyr policinë. Një agjent i kësaj agjencie, që mbulon Kavajën, dyshohet se ushtronte presion të vazhdueshëm mbi policët, duke i mbajtur të lidhur duart.
Mirëpo këtë herë, zërat e brendshëm konfirmojnë se goditja nuk erdhi nga brenda sistemit vendor, por nga një njeri që ka mbajtur anash gjithë këtë zinxhir komandues dhe ka goditur në emër të shtetit: kryepolici Skënder Hitaj. Ky operacion nuk është thjesht një sekuestro makinetash. Është një shpartallim i heshtur që po i bëhet strukturave të lidhura me bastet dhe me koordinatorin e tyre, Ergys Agasin. /Pamfleti
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128