Separated from son for 7 years/ 42-year-old from Skrapar disappears in the waters of Osumi! The last message shocks the family

Mëngjesin e sotëm u raportua i zhdukur, por tani mësohet se 42-vjeçari nga Skrapari, Ilir Kurti i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë, megjithëse autoritetet nuk kanë bërë të mundur ende gjetjen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.
Në vendngjarje, u gjetën edhe një motorr me të cilin ai lëvizte ,disa sende persone dhe celulari i tij. Pas kqyrjes së celularit të 42-vjeçarit është gjetur edhe mesazhi i tij i fundit, të cilin ja kishte dêrguar të vallait, duke i thënë se po hidhej në lumë.
Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qënë i martuar me një shtetase rumune,me të cilën kishte bërë edhe një djalë, por 7-vite më parë ata ishin ndarë.
Ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt shtetit rumun dhe që prej asaj dite Iliri nuk e kishte takuar më djalin dhe as kishte folur më me të.
Sipas familjarëve,ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft largimin nga djali.
Burimet policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ky shtetas të jetë hedhur në lumë, ndaj po vijojnë kërkime për gjetjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
