"The police did not give permission for the protest"/ The Minister of Interior clarifies: Those who commit criminal offenses will be punished

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu sqaroi deklaratën e Policisë në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme. Në një konferencë me gazetarët, ajo tha se Policia nuk ka miratuar lejen e Partisë Demokratike për të zhvilluar tubimin.
Megjithatë Albana Koçiu u shpreh se pavarësisht nëse protesta është me leje apo pa leje, kush kryen vepra penale do të dënohet sipas ligjit.
Ajo tha se kushdo ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore, ndaj policia do bëjë detyrën për të ruajtur rendin.
“Ne e kemi thënë që protestat janë një e drejtë kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore. Sa i përket faktit që policia nuk e miratuar zhvillimin e protestës së sotme, kjo është një procedurë që është e lidhur me dy protestat e kaluara. Nga ana tjetër e drejta për të protestuar është e kujdo dhe policia ka për detyrë te ruaje rendin.
Si të jetë një protestë me leje apo pa leje kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht janë organet e tjera që bëjnë klasifikimin e veprës. Kjo nuk ndikon në faktin që kemi një protestë me leje apo pa leje”, tha ministrja.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
