Is the myth of photos of Albanian politicians with internationals, even the US President, being dispelled?
Duke ardhur nga sistemi i mbyllur nga viti 1941 deri në 1990, ku komunikimi me perendimin ishte shumë pak ose zero, pas rrëzimit të regjimit komunist, partitë politike të krijuara rishtazi kishin nevojë për mbështetjen e hapur të politikës perendimore, e sidomos të asaj amerikane.
Kjo traditë mbështetje u pa fillimisht si nevojë e më pas, si imunitet për
keqpërdorim të pushtetit politik, për keqeverisje dhe korrupsion. Kjo ka vazhduar deri në ditët e sotme...
Takimi se fundmi i kryeministrit me presidentin Trump në kuadër të themelimit të "Bordit të Paqes", mendoj se po e ndryshon këtë traditë mbi 30-vjeçare!
Në përgjithësi liderët që merrnin mbështetje të hapur nga Perendimi, ishin të perceptuar si politikanë të dëshiruar nga qytetarët e vendit të tyre dhe mbështetja që ata merrnin edhe nga qeveritë e vendeve perëndimore, zakonisht bënte diferencën finale në garat e brendhshme të tyre për të marrë drejtimin e vendit...
Por tashmë duket se është prishur ky rregull. Politikanët shqiptarë po bëjnë çmos, që ashtu siç kanë orientuar shoqërinë shqiptare që të jetë e detyruar të zgjedh midis dy anëve të politikës aktuale; ose të mbajnë të korruptuarit që kanë në qeverisje, ose të risjellin ish të korruptuarit që kanë qenë në pushtet…
Në shoqërinë tonë politika e tanzicionit i ka imponuar sustematikisht shqiptarët që të zgjedhin midis të keqes madhe apo të keqes pak me të vogël. Rrugë, alternativë tjetër jo...
Të njëjtën gjë po mundohen të bëjnë edhe me ndërkombëtarët. Po ju imponohen dhe e kanë kurdisur realitetin politik në atë mënyrë që edhe ndërkombëtarët njësoj si shqiptarët, të mos kenë alternativë tjetër për të mbeshtetur, por të jenë të detyruar të zgjedhin njërin prej tyre!
Por edhe pse kanë krijuar një klimë pesimizmi dhe dëshpërimi duke imponuar pandryshmërinë, të jenë të sigurtë se ata thjesht po blejnë kohë. Nuk kanë më asnjë mundësi që ta ndalojnë llogaridhënien e tyre para drejtesisë.
Shqiptarët do çlirohen vetë prej tyre sepse tashmë i kanë indentifikuar si e keqja e madhe e këtij vendi, por edhe me ndihmën e Drejtesisë dhe të SHBA-BE!
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128