"Arrest with imprisonment", the review begins at the Supreme Court for the review of the unifying decision

2026-04-09 11:38:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Arrest with imprisonment", the review begins at the Supreme Court for

Gjykata e Lartë nis këtë të enjte shqyrtimin e rishikimit të pjesshëm të një vendimi unifikues të vitit 2011 për standardizimin e praktikës për caktimin e masës “arrest më burg”. Në sallë janë 16 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Shqyrtimi unifikues është iniciuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, pasi në këtë gjykatë mbërriti rekursi i Prokurorisë për të dyshuarin Bektash Zeneli, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë, si zotërues i një sasie prej 7,5 kg kanabis sativa.

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça deklaroi në seancë: “Çështja e sotme mbart me vete që lidhen me dy  pikat kryesore, së pari me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete. Për shkak se procedimi penal në Prokurorinë e Lezhës ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak kërkojmë që seanca të jete me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Për sa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund te lejohet”.

Kolegjet e Bashkuara u tërhoqën për t'u shprehur në lidhje me këtë kërkesë.

“Seanca do zhvillohet me dy faza, e hapur për aq sa diskutohet me unifikimin e praktikës. Në fazën tjetër, për rrethanat specifike të çështjes, do të jetë e mbyllur”, tha kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Ndërsa relatori Ilir Panda shtoi: “Vendimi unifikues i 2011 është vendim detyrues për praktikën. Nga arsyetimi rezulton se kolegjet kanë shqyrtuar parimin e proporcionalitetit dhe arsyetimin e masave, veçanërisht atë “arrest në burg”. Sipas kësaj praktike, gjykata mjafton të argumentojë se masa e caktuar është ajo e përshtatshme. Pas vitit 2011 situata ligjore, praktika ligjore në Shqipëri dhe në BE ka pësuar ndryshime që ka përforcuar standardet e vlerësimit të masave të sigurisë. Jurisprudenca europiane e të drejtave të njeriut ka konsoliduar praktikën e saj, edhe në çështje ndaj Shqipërisë.

 Në çështjen "Gëllçi kundër Shqipërisë", standardi kërkon që paraburgimi duhet të mbështetur jo vetëm në dyshim të arsyeshëm, por edhe në rrethana të tjera konkrete”.

Panda sqaroi në sallë edhe si ka nisur çështja konkrete që ka sjellë në mbledhjen e Gjykatës së Lartë. “Rezulton se në tetor 2025 në një rreth të Shqipërisë, policia ka arrestuar një person në flagrancë, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike. Gjykata e Shkallës së parë ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg". Në arsyetim, gjykata i është referuar vendimit unifikues nr. 7, viti 2011. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim personi dhe Apeli ka caktuar "arrest në shtëpi". Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs Prokurori. Gjykata e Lartë i ka kërkuar mendim disa institucioneve dhe ka marrë përgjigje nga Avokatura e Shtetit dhe Komisioni i Helsinkit”, tha ai. 

 

Happening now...

ideas