Shtegu për në Perëndim/ Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë
Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë për të shkuar në Perëndim. Në gjysmën e parë të vitit, kryesisht në jug-lindje të vendit janë kapur 771 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë ndërkohë se vetëm pak prej emigrantëve të huaj të parregullt që kapen aplikojnë për azil.
Në gjysmën e parë të vitit, kryesisht në jug-lindje të vendit janë kapur 771 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin tregojnë e në raport me janar-qershorin e një viti më parë, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka rënë me mbi 78 për qind. Ndonëse në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si “vend trazit.”
“Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. ata duan të ikin në Perëndim. aty e kanë destinacionin e synuar. Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, tha Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit për A2 CNN.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë ndërkohë se vetëm pak prej emigrantëve të huaj të parregullt që kapen aplikojnë për azil. Në qershor pati vetëm 14 azilkërkues të trajtuar nga 9 të tillë një vit më parë.
“Më shumë se sa burokracitë në procedura kjo vjen si pasojë e mos-dëshirë që këta të huaj kanë për të qëndruar në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre as nuk i presin procedurat dhe largohen diku tjetër”, theksoi Xhaho.
Emigrantët, kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria dhe të tjera shtete të varfra ekonomikisht apo në konflikte, hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë. Më pas, përpiqen që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar në “Perëndim”. (grafik harta) Që nga 2016-a e deri në fundin e fitit të shkuar në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit të vendit janë kapur gati 70 mijë emigrantë të parregullt.
“Kulmi ka qenë në vitet 2019. Trendi nisi që prej vitit 2015. Ndër vite ka pasur rritje, ndërsa në dy vitet e fundit ka një zbutje”, u shpreh studiuesja.
Shqipëria do të shpenzojë mbi 3.5 miliardë lekë apo rreth 32 milionë euro në dy vite për menaxhimin e vijës kufitare të vendit, të gjatë 1 mijë e 94 kilometër. Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për Planin e Veprimit 2024-2025 ku vëmendje e veçantë i kushtohet edhe emigrantëve të parregullt.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128