INSTAT: Eksportet 133 miliardë lekë, u rritën me 2,3 % gjatë 4-mujorit

19 Maj 2025, 15:34 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

INSTAT: Eksportet 133 miliardë lekë, u rritën me 2,3 % gjatë

Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rritje me 2,3% gjatë periudhës janar- prill 2025, duke shënuar një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas të dhëna të publikuara sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 miliardë lekë, duke u rritur me 2,3 % krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,9%; “Ushqime, pije, duhan” me 0,6 %; “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,5%.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1 %; “Produkte kimike dhe plastike” si dhe “Tekstile dhe këpucë”.

Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave shënuan rënie me 3,5 %, krahasuar me 4-mujorin e parë 2024 parë, duke arritur vlerën 202 miliardë lekë.

Si rezultat i përmirësimit të bilancit tregtar deficiti tregtar arriti vlerën 144 miliardë lekë, duke u ulur me 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Gjatë këtij 4- mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova me 8,1 %, Greqia 9,3 % dhe Gjermania 6,6%.

 

Po ndodh...