Historia tërheq turistë/ Rriten me 30 përqind vizitat në muze dhe site arkeologjike

Numri i vizitorëve në muzetë e vendit, kalatë dhe sitet arkeologjike janë rritur me 30 për qind.
Historia dhe traditat e Shqipërisë janë kthyer tashmë në një tjetër shtysë për rritjen e turizmit në vend.
Rritje të pushuesve nuk ka verëm për bregdetin apo natyrën në male dhe shijimin e ushqimeve në agro turizëm.
INSTAT raporton se gati 20 për qind më shumë vizitorë janë shënuar vitin e shkuar në zonat arkeologjike dhe muze duke shënuar 1.314.999 persona 30.7 % më shumë, krahasuar me 2023 ku rreth 60 për qind janë të huaj.
Prej tyre 469 mijë kanë frekuentuar kalatë ku vendin e parë gjëndron kalaja e gjirokastrës me 20 për qind të totalit e më tej Butrinti, muzeu i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Parku arkeologjik në Shkodër dhe në fund Apollonia me 9.3 për qind.
Sa i përket aktiviteteve u organizuan 1.282 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit duke shënuar një rrtitje prej 9,1 %.
Ndërkaq në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.645 studentë me një rënie prej 1,4 % por interesant është fakti se 2.253 studentë janë të huaj, u shumica vijnë nga Italia dhe nga Kosova.
Gjithashtu instat thotë se numri i femrave përbën shumicën e të rinjve që ndjekin një nga degët e renditura për kulturën dhe artin ndërsa në këto fusha gazetaria mbetet më pak e preferuara.
Gjithashtu shtohet se në vitin 2024 u konstatua dhe rritja e çmimeve si për vizitat apo dhe blerjene librave, instrumenteve muzikorë apo materialeve të tjera.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





