Zelensky thirrje aleatëve: Na duhen më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, Ukraina ka nevojë për…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu rikthye thirrjes për aleatët që t’i furnizojnë vendin me më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në Kiev që i morën jetën shtatë personave.
“Ukraina ka nevojë për mbështetje për të shpëtuar jetë: më shumë sisteme anti-dron dhe antimissile, kapacitete mbrojtëse të forcuara dhe vendosmëri më të madhe nga partnerët tanë”, shkroi Zelensky të shtunën.
Thirrja erdhi ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan shtatë viktima nga sulmet e së premtes me raketa dhe dronë në lagje të Kievit, pas vdekjes së një gruaje të moshuar që ndodhej në spital.
Zelensky bëri të ditur se një prej viktimave ishte Natalia Hodemchuk, bashkëshortja e një tekniku të centralit bërthamor të Çernobilit që humbi jetën në katastrofën e 1986-ës. “Gati 40 vjet më vonë, Natalia u vra në një tragjedi të re, të shkaktuar sërish nga Kremlini”, shtoi ai.
Forcat e armatosura ukrainase njoftuan se goditën një rafineri ruse në rajonin Ryazan, pranë Moskës, në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar aftësinë e armikut për sulme me raketa dhe bomba ndaj Ukrainës.
Guvernatori rajonal Pavel Malkov deklaroi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 25 dronë ukrainas gjatë natës në Ryazan. Mbeturinat shkaktuan zjarr në objektet e një kompanie, pa viktima,'' tha ai në Telegram.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportuan katër të vdekur të shtunën nga sulme ruse në jug të vendit. Zyra e prokurorit në rajonin Kherson njoftoi tre viktima në qytetin Kherson dhe fshatin Mykilske, ndërsa guvernatori i Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, informoi për një të vdekur nga një sulm rus në zonë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


