Statuja e Pavarottit në mes të pistës së akullit shkakton zemërim

Një kryetar bashkie në Itali i ka kërkuar falje familjes së tenorit të famshëm Luciano Pavarotti pasi qyteti i Pesaros e gjeti statujën e tij të futur brenda një piste akulli të vendosur për festat e fundvitit, sipas BBC.
E veja e artistit, Nicoletta Mantovani, i tha medieve lokale se ndihej “e zemëruar dhe e mërzitur” nga ajo që e quajti një vendim që “tallet” me figurën e bashkëshortit të saj të ndjerë.
Pista e përkohshme e akullit u ngrit në qendër të sheshit kryesor të qytetit, duke e lënë statujën e Pavarottit të ngrirë deri në gju dhe të rrethuar nga panele plastike transparente.
Në reagimin e tij, kryebashkiaku Andrea Biancani tha se nuk kishte pasur qëllim të fyente askënd dhe pranoi se bashkia kishte “bërë një gabim”.
Para hapjes së pistës më 1 dhjetor, Biancani kishte postuar një foto të modifikuar ku statuja e Pavarottit shfaqej sikur luante hokej në akull, me hashtagun **DaiUnCinqueAPavarotti”.
“Nuk e prisja kurrë që një qytet të lejonte një trajtim të tillë të kujtimit dhe imazhit të një njeriu që e bëri Italinë të njohur në gjithë botën”, u shpreh Mantovani për gazetën “Il Resto del Carlino”. Ajo e akuzoi bashkinë për një “vendim absurd dhe të realizuar keq”.
Statuja prej bronzi, në përmasa reale, u vendos zyrtarisht në prill 2024, në prani të Mantovanit dhe vajzës së çiftit, Alice. Familja Pavarotti ka kaluar shpesh pushimet në Pesaro, ku artisti kishte një vilë dhe statusin e Qytetarit të Nderit.
Luciano Pavarotti mbetet një nga tenorët më të famshëm dhe më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Performancat e tij me “Tre Tenorët” u ndoqën në mbarë botën, ndërsa interpretimi i tij i “Nessun Dorma” nga opera “Turandot” u bë ikonë gjatë kampionatit botëror të futbollit në Itali në vitin 1990.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




