Boçi: U arrestua drejtoresha e Kolegjit Evropian, aty ku po ndërtohet u grabit toka!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha sot në Kuvend se shqetësimi më i madh i shqiptarëve sot është korrupsioni, ndërkohë që ligjvënësit nuk lejohen për të folur aq sa duhet për problematikat që shqetësojnë komunitetin.
Teksa kërkoi që të ndryshonte rregullorja për kohën e diskutimeve për deputetët, vuri në dukje se mazhoranca hesht përballë skandaleve korruptive, kurse kryeministri po i bën gjyqin drejtësisë që “e nxori nga sqetulla e vetë”.
Boçi iu referua edhe arrestimit të Federica Bogherinit në Bruksel, që është rektorja e Kolegjit Evropian, mision ky i BE-së për diplomatët e rinj.
“Një nga problemet më të mëdha që shqetëson shqiptarët është korrupsioni. Shqetësimi i ngritur është i drejtë, nuk është arrestuar një njeri i thjeshtë por drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës. Pse ia mbyllët mikrofonin Shehaj, sepse kryeministri shqiptar hedh në gjyq drejtësinë që ka nxjerrë nga sqetulla e vetë. Ky është shqetësimi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë. Shqetësimi tjetër është paqja fiskale që prek xhepat e shqiptarëve dhe është kundërshtuar edhe nga diplomacia apo institucionet ndërkombëtare, ky është shqetësim kombëtar”, tha deputeti i PD.
Ai i tha kryeparlamentarit Niko Peleshi se po e shtonte në procedurë edhe kërkesën për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, pasi nuk kanë hapësirën e duhur për të folur, ku koha e dhënë është vetëm 5 minuta për deputet.
“Po e bashkoj me procedurën, sepse nuk kemi mundësi të flasim sot, sepse çfarë mund të themi me 5 minuta. Ndaj kërkojmë të ndryshojë rregullorja siç u propozua nga Leskaj, të jetë 10 minuta, të bëhet me urgjencë, të kemi mundësi të flasim për të gjitha gjërat. Ju bëni sikur nuk ekzistojnë problemet, ta lëmë teatrin dhe të ndryshojë rregullorja, të flasin të gjithë deputetët për problemet që kanë”, përfundoi Boçi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
