Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka pranuar propozimin tonë për armëpushim në Gaza! Në pritje të përgjigjes së Hamasit

Izraeli ka dhënë miratimin e tij për propozimin e të dërguarit amerikan Steve Whitkoff për një armëpushim në Rripin e Gazës, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Hamasi ende nuk ka dhënë një përgjigje pozitive. Sipas të njëjtave burime, konsultimet janë ende në vijim.
Hamasi njoftoi të enjten se nuk e pranon në formën aktuale planin për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh të propozuar nga emisari amerikan, duke kërkuar ndryshime, sipas burimeve që citojnë mediat izraelite.
Megjithatë, Hamasi nuk e ka refuzuar zyrtarisht propozimin, por ka shprehur një sërë rezervash.
Sipas të njëjtave burime, Hamasi ndjen se është mashtruar nga qeveria amerikane dhe e konsideron propozimin si qartësisht pro-izraelit, pasi nuk garanton përfundimin e luftës.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
"Parlament i popullit", përballë duetit Rama-Berisha!
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

