Pas Navalnit, vdes në burg aktivisti bjellorus, akuzohej për shpifje ndaj Lukashenkos

Një aktivist i opozitës bjelloruse, Igar Lednik, vdiq në burg ku po vuante dënimin për “shpifje” kundër presidentit Aleksandër Lukashenko. K jo u raportua nga ish-partia e tij dhe një OJQ e specializuar aktive në këtë vend që numëron më shumë se një mijë të burgosur politikë.
“Igar Lednik, ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate Bjelloruse (Gramada), aktivist dhe gazetar, ka vdekur në burg në moshën 64-vjeçare”, tha partia në Telegram, informacion i konfirmuar nga OJQ-ja për të drejtat e njeriut Viasna.
Ai po vuante një dënim prej tre vitesh i arrestuar në dhjetor 2022. Lednik u dënua me tre vjet burg për “shpifje” ndaj presidentit bjellorus për një botim në një gazetë të Partisë Social Demokrate. Në burg, shëndeti i tij u “përkeqësua ndjeshëm”, vuri në dukje partia, e drejtuar nga aktivistë jashtë vendit.
Vdekja e Lednik vjen katër ditë pasi Aleksei Navalny vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur” brenda burgut siberian ku ai vuante një dënim 19-vjeçar. Vdekja e Navalny është e rrethuar nga mistere. Disa liderë perëndimorë, duke filluar nga Joe Biden, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Moskën, por Kremlini i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke i cilësuar si të papranueshme.
-
-
Rusia shpall REL-in 'organizatë të padëshirueshme'
20 Shkurt, 17:10
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


