Europiani U17/ Kombëtarja kuqezi e vajzave për shëtitje, Irlanda fiton 1-7 në 'Air Albania'

Shqipëria e vajzave U-17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza. Kombëtarja e vajzave U-17 u mund në ndeshjen e parë në stadiumin “Air Albania” nga Irlanda U-17 me rezultatin 1-7.
Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Irlandës: Amelia Mone (GK), Klevisa Ndoci, Bora Bushati, Samanta Hysa, Klesta Ago (C), Tiana Gjonaj, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Herta Hasaj dhe Stela Vata.
Pjesa e parë nisi e balancuar, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë. Megjithatë me kalimin e minutave, Irlanda doli përpara me disa sulme të rrezikshme dhe ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin në minutën e 25-të me Hannah O’Brien.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë për Kombëtaren e vajzave nisi me një zëvëndësim. Nga loja doli Samanta Hysa dhe u aktivizua Natali Gjergji. Në anën tjetër Irlanda shënoi menjëherë golin e dytë me Keelin Dodd. Ndërsa në të 70-ën Irlanda realizoi edhe golin e tretë me Katie Laëlee.
Pavarësisht pësimit të golit të tretë, Shqipëria gjeti forcë të reagonte dhe shënoi me Xhesika Ndojin, e cila u tregua e saktë përballë portieres kundërshtare. Pak më vonë, Irlanda shënoi sërish në të 75-ën me Sorcha Melia, ndërsa Keira Sena realizoi golin e pestë në minutën e 82.
Në fundin e takimit Iralanda shënoi edhe dy gola të tjerë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 7-1. Shqipëria U-17 ndodhet në grupin B6 ku bëjnë pjesë Irlanda U-17 dhe Izraeli U-17. Ndeshjet e këtij grupi organizohen nga FSHF dhe takimi i dytë do të luhet të premten më datë 23 shkurt. Irlanda do të përballet me Izraelin në “Air Albania” në orën 11:30.
Ndeshja e fundit në grupit B6 do të zhvillohet më datë 26 shkurt po në stadiumin “Air Albania” ku Shqipëria e vajzave do të përballet me Izraelin.
-
Rusia shpall REL-in 'organizatë të padëshirueshme'
20 Shkurt, 17:10 -
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


