Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan

17 Nëntor 2025, 16:13 / BOTA ALFA PRESS

Netanyahu: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim

Qëndrimi ynë për të kundërshtuar njohjen e shtetit palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar, i tha dje kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kabinetit të tij, sipas “The Jerusalem Post”.

Netanyahu theksoi kundërshtimin e Izraelit ndaj një shteti palestinez dhe angazhimin për të çmilitarizuar Hamasin, gjatë fjalës së tij hapëse në mbledhjen e qeverisë.

Takimi përfshiu diskutime me ministrat mbi çështjen e një shteti palestinez.

Ron Dermer, kreu i negociatave për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, mori pjesë në takim, pavarësisht dorëheqjes së tij nga roli si ministër i Çështjeve Strategjike javën e kaluar.

Deklarata e tij erdhi pas një sërë kritikash nga politikanë dhe ligjvënës të ekstremit të djathtë, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu të sqaronte qëndrimin e Izraelit në lidhje me krijimin e një shteti palestinez.

“Qëndrimi ynë për të kundërshtuar njohjen e shtetit palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar”, tha Netanyahu në takim.

Po ndodh...

ide