Sulmi tragjik me armë në Sidney, Australia anulon festimet e Vitit të Ri

17 Dhjetor 2025, 11:31 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi tragjik me armë në Sidney, Australia anulon festimet e Vitit

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ndodhi në Bondi Beach, një nga plazhet më të njohura të Sidneit, ku një sulm i armatosur la të vdekur 16 perosna, duke përfshirë edhe njërin prej dy të dyshuarve.

Pas sulmit terrorist antisemit të dielën në Bondi të Sidneit, këshilli lokal ka njoftuar se do të anulojë festimet e Vitit të Ri në nivel lokal.

Në një deklaratë të shpërndarë herët këtë mëngjes (pasdite vonë në Sydney), Këshilli Waverley thotë se “si pasojë e situatës aktuale në terren, Këshilli Waverley ka marrë vendimin për të anuluar ngjarjet e Natës së Vitit të Ri në Bondi Beach, duke përfshirë elrow XXL Bondi dhe Local’s Lawn”.

Këshilli gjithashtu ka filluar të rihapë pjesërisht disa rrugë që ishin mbyllur pas të shtënave, raporton skynews.

Pas një analize të gjerë të vendit të krimit dhe zonave përreth, Policia e NSW do të rihapë disa rrugë për automjete dhe transport publik nga ora 14:00 e sotme”, shton deklarata.

Vendndodhja e krimit mbetet e mbyllur në disa zona të tjera.

 

Po ndodh...