Gjigandi mediatik gjerman, RTL shkurton 600 vende pune

2 Dhjetor 2025, 16:23 / BOTA ALFA PRESS

Gjigandi mediatik gjerman, RTL shkurton 600 vende pune

Gjigandi mediatik RTL po shkurton rreth 600 vende pune si pjesë e një programi ristrukturimi mes kushteve të vështira ekonomike, tha drejtori ekzekutiv Stephan Schmitte.

“Ka dy sfida të mëdha që duhet të zgjidhim për të pasur sukses në planin afatgjatë. Njëra nga këto sfida është ndryshimi i thellë në tregun e medias dhe tjetra është situata e vështirë ekonomike’’, theksoi ai.

Sipas RTL Deutschland, 600 pozicionet e prekura përfshijnë role me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.

Ristrukturimi synon të zbatohet në një mënyrë të përgjegjshme sociale.

“Sa më e përgjegjshme sociale, respektuese dhe transparente të jetë e mundur në një situatë kaq të vështirë”, shtoi Schmitter.

“Plani social që negociuam me këshillin e punës synon të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur shkurtimet e vendeve të punës”, tha Schmitter.

Punonjësit e prekur do të lehtësohen nëpërmjet daljes në pension në faza, pagesave të shkurtimit të kontratës dhe ofertave të tjera. 

Po ndodh...