E rëndë në Itali/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Trentino, ndërron jetë 64-vjeçarja

Një grua 64-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Sover, Trentino, pasi u asfiksua nga tymi pas nj një zjarri që shpërtheu brenda apartamentit të saj. Viktima, Tiziana Marchetti, u gjet e pajetë në dyshemenë e kuzhinës nga zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Fqinjët kishin vënë re një re të dendur tymi që dilte nga banesa e gruas dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.
Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve vullnetarë, përpjekjet për ta ringjallur pensionisten rezultuan të pamundura.
Në vendngjarje shkuan karabinierët e degës Cavalese, të cilët punuan për të rindërtuar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë kujdesin në përdorimin e pajisjeve shtëpiake dhe sistemet e ngrohjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

