Dy liderët nuk diskutuan vetëm armëpushimin/ Trumpi ndan detaje nga biseda me Putin: Më tha se gruan time Melania, e pëlqejnë shumë rusët

20 Maj 2025, 16:05 / BOTA ALFA PRESS

Dy liderët nuk diskutuan vetëm armëpushimin/ Trumpi ndan detaje

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe, ku siç u raportua fokusi ka qenë mundësia e një armëpushimi në luftën e Ukrainës.

Por gjatë një konference në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë, Melania Trump. Sipas Trump, Putin ka thënë se rusët e respektojnë dhe e pëlqejnë shumë Melanian. 

“Putini sapo tha, ata rusët e respektojnë shumë gruan tënde”, u shpreh Trump.

Kur presidenti amerikan e ka pyetur “Po mua?”, ai tha se Putini ishte përgjigjur, "Ata e pëlqejnë më shumë Melanian".

Trump përmendi gjithashtu se kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Putinin për çështje serioze.

Trump vuri në dukje se ishte bërë përparim në diskutimet e tyre, megjithatë me turmën vendosi të ndante këtë moment qesharak që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti amerikan firmosi Aktin “Take It Down”, për ndalimin e shpërndarjes apo përdorimit të imazheve të personave pa pëlqimin e tyre.

Donald Trump mori një moment për të falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për udhëheqjen e saj në çështjet kritike, duke lavdëruar përkushtimin dhe dhembshurinë e saj, raportojnë mediat.

Ai theksoi përpjekjet e saj në sigurimin e 25 milionë dollarëve për të siguruar strehim dhe mbështetje për të rinjtë që po largohen nga kujdesi familjar.

 

Po ndodh...