52 udhëheqës të ftuar në Bordin e Paqes, deri më tani 7 kanë pranuar mes tyre edhe Shqipëria

20 Janar 2026, 23:08 / BOTA ALFA PRESS

52 udhëheqës të ftuar në Bordin e Paqes, deri më tani 7

Media italiane ANSA raporton se deri më tani 52 vende nga e gjithë bota janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, por vetëm shtatë prej tyre kanë konfirmuar zyrtarisht pranimin e ftesës.

Sipas ANSA-s, vendet që kanë dhënë përgjigje pozitive janë Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami.

Shumica e qeverive që kanë reaguar publikisht kanë bërë të ditur se ftesa po i nënshtrohet shqyrtimit politik dhe ligjor institucional, ndërsa disa të tjera kanë theksuar nevojën për konsultime me partnerët ndërkombëtarë përpara marrjes së një vendimi përfundimtar.

 

Po ndodh...