Zjarret e verës shkrumbuan fshatra të tërë, nis kompensimi i dëmeve në 10 bashki

31 Dhjetor 2025, 09:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarret e verës shkrumbuan fshatra të tërë, nis kompensimi i

Në 10 bashki ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret e ndodhura gjatë stinës së verës.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili njoftoi se në kuadër të fondit të kompensimit në dispozicion të 10 bashkive janë vendosur 191.5 milionë lekë.

Vengu informoi se nga dita e djeshme ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret e ndodhura në periudhën 15 qershor – 15 shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë.

Sipas tij, shpërndarja do të vijojë përgjatë janarit 2026.

Kompensimi i dëmeve nga zjarret vjen pas përmbylljes të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të dëmeve.

 

Po ndodh...