Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

12 Mars 2026, 22:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjte, në një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të pallatit, në rrethana ende të paqarta.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë flakët janë përhapur me shpejtësi duke krijuar panik te banorët e zonës.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Po ndodh...