Rritet çmimi i mishit, Shqipëria me rritje 6.2%

Çmimet e mishit po rriten ndjeshëm në shumë vende të Evropës, duke ndikuar tek xhepat e konsumatorëve ndërkohë që inflacioni ushqimor vazhdon të jetë i lartë në shumë tregje. Të dhënat e fundit tregojnë se çmimet e mishit (si viçi ashtu edhe mishi i qengjit) kanë pësuar rritje të konsiderueshme vjetore në 2025, megjithëse niveli i presionit ndryshon shumë nga vendi në vend.
Për mishin e viçit dhe të riut, vendet si Holanda (23%), Kroacia (22.4%) dhe Letonia (20.8%) shënuan rritje shumë të lartë në çmime, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian ishte rreth 10%.
Krahasuar me këto, Shqipëria mbajti një rritje më të moderuar prej rreth 6.2%, duke qenë nën mesataren e BE-së dhe shumë poshtë vendeve me inflacion dyshifror. Edhe në rajon Kosova përjetoi rritje të dukshme, me çmimet e mishit të viçit që u përgjigjën me rritje më të lartë se Shqipëria, duke shënuar afërsisht 14.1% në 2025, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi gjithashtu rritje mbi 12%.
Për mishin e qengjit dhe dhisë, rritjet ishin më të ulëta në disa vende, por prapë të konsiderueshme në vende si Kosova (rreth 15.2%) dhe Polonia (13.5%), ndërsa çmimet në Shqipëri u rritën rreth 4.2%, një nga nivelet më të ulëta në Evropë.
Këto ndryshime lidhen me faktorë të tillë si kushtet e prodhimit, kufizimet në furnizim dhe kërkesa e konsumatorëve, duke bërë që disa vende të ndjejnë më fort rritjen e çmimeve të mishit se të tjerat.
Për konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë, kjo nënkupton se çmimet e mishit janë rritur, por në Shqipëri ndikimi ka qenë më i moderuar krahasuar me vendet e BE-së. Në Kosovë, presioni mbi çmimet është më i lartë, duke rënduar buxhetet familjare më shumë se në Shqipëri. Inflacioni i ushqimeve mbetet një sfidë e vazhdueshme për ekonomitë evropiane, dhe ndikimi i tij është dukshëm i ndarë midis vendeve me tregje të ndryshme prodhimi dhe konsumimi./EuronewsAlbania
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

