PD njoftoi protestë në 22 mars, shpërthen ish-deputeti: Mashtrojnë demokratët se do të bëjnë “revolucion”! Kllounët në Kryesi i mendojnë si të punësuar

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi, ka shpërthyer në kritika në lidhje me protestën që do të mbajë opozita në datën 22 mars në Tiranë.
Murrizi shkruan se demokratët ftohen në protestë për të bërë revolucion dhe më pas i shpërndajnë si të jenë punonjës administrate.
Po ashtu ish-deputeti ka hedhur akuza se “kllounët” në Kryesi dhe në Grupin Parlamentar, i shohin protestuesit si te punësuar.
“Deri në korrik mbase nuk ka nevojë për protestë tjetër veç 20 shkurtit dhe 22 marsit se ndoshta vetë Gysi mund te dorëzohet në SPAK dhe pastaj Qeveria bie ngaqë nuk ka kush komandon më Ramën”, ironizoi ish-ligjvënësi.
Postimi i plotë i Murrizit:
KY ESHTE POSTIMI IM NE DATE 28 JANAR 2026
A i kam percaktuar fiks datat e “ protestave” apo jo?
Nuk mund te ftosh DEMOKRATET ne çdo “ proteste” me te njenjtin stil “ mashtrimi” e thirrje per revolucion leshi e pastaj i shperndan sikur i ke punonjes administrate
Ka disa klloun ne kryesi dhe grup parlamentar qe i mendojne si te punesuar protestues apo mitingash DEMOKRATET dhe pa u menduar i therrasin te vijne per tubim ne Tiran orar pa orar dhe dite pune duke harruar qe ATA qe vijne ne “ proteste” nuk paguhen as ne PD as ne Parlament
Kete kam shkruar ne 28 janar 2026:
Tani kismet “ protesta” tjeter me date 20 shkurt pastaj me 22 mars dhe flasim ne shtator se ne 17 maj e kan radhen ate te parades se “ krenareve”
Deri ne korrik mbase nuk ka nevoj per proteste tjeter veç 20 shkurtit dhe 22 marsit se ndoshta vete Gysi mund te dorezohet ne SPAK dhe pastaj Qeveria bie ngaqe nuk ka kush komandon më Ramen
Kuptohet duke shpresuar qe Rama nuk do votohet me ne kete koh nga deputetet e opozites se ndryshe shihemi ne maj 2029
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128