Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i Romës, anulohen fluturimet

12 Mars 2026, 19:34 / BOTA ALFA PRESS

Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i

Italia është goditur nga një stuhi e forte e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bershër. Si pasojë e kësaj, mijëra pasagjerë përjetuan momente të vështira në aeroportin e tij Romë, në Aeroporti Fiumicino.

Sipas mediave të huaja, rënia e madhe dhe intensive e breshërit mbuloi pistën e aeroportit, duke shkaktuar kështu shumë vonesa dhe anulime fluturimesh.

Stuhia preku edhe disa lagje të kryeqytetit, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje serioze të trafikut.

Sipas mediave, autoritetet meteorologjike kishin parashikuar motin e keq dhe kishin lëshuar alarm për përmbytje dhe kishin këshillur qytetarët për kujdës të shtuar.

Po ndodh...