Zbardhet plagosja me armë në Berat, shkak një parakalim me makinë

7 Dhjetor 2025, 11:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet plagosja me armë në Berat, shkak një parakalim me

Të shtëna me armë janë regjistruar në Berat pak pas mesnatës së sotme ku mbeti i plagosur 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi).

Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.

Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi, moment ky kur edhe është plagosur prej tij me një plumb në bark.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”- njoftoi policia.

Po ndodh...

ide