Vrasja e Egli Progës, motra e 42-vjeçarit shpërthen ndaj autorit: O kafshë!

13 Gusht 2024, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Egli Progës, motra e 42-vjeçarit shpërthen ndaj

Teksa gjykata e Korçës do të japë masat e sigurisë në lidhje Denis Mecen dhe tre personat e tjerë të akuzuar për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, motra e këtij të fundit ka shpërthyer në dyert e institucionit të drejtësisë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, motra e viktimës, i është drejtuar autorit të krimit me fjalët ‘O kafshë’.

42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dy ditë më parë u dhunua brutalisht për vdekje nga 29-vjeçari Denis Mece.

Dyshohet se sherri mes Egli Progës dhe Denis Meces, ka nisur në lokalin e babait të këtij të fundit, ku 42-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool me disa persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë fillimisht u tentua të fshihej, ku u raportua se babai i dy fëmijë Egli Proga kishte humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

Pas publikimit të detajeve në media, reagoi edhe Policia e Pogradecit, duke arrestuar autorin Denis Mece, nga fshati Buçimas, si dhe tre të tjerë për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

Denis Mece është nipi i Valter Gorës, një ish-drejtor në poste të rëndësishme në Juglindje, i arrestuar për korrupsion dhe i përfshirë në shumë afera.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar hetim për Policinë e Korçës dhe komisariatin e Pogradecit, nëse ka patur apo jo tentativë për të fshehur ngjarjen.

 

Po ndodh...