VIDEO/ Punonjëset e WizzAir terrorizojnë shqiptarët me britma dhe ofendime në Itali!

Një qytetar ka raportuar për një situatë shqetësuese gjatë udhëtimit nga Pisa drejt Tiranës, duke denoncuar sjelljen diskriminuese të stafit të WizzAir ndaj udhëtarëve shqiptarë.
Sipas qytetarit, udhëtarët janë ofenduar nga punonjëset e Check-In dhe nuk u është lejuar të udhëtojnë nëse nuk paguajnë 78 euro shtesë për çantat e shpinës.
Ai thotë se duke bërtitur dhe kërcënuar se do njoftojnë policinë, punonjëset e aeroportit nuk kanë lejuar shqiptarët të udhëtojnë, madje kanë kthyer edhe disa moshuarit, pa u interesuar se janë me bileta dhe të rregullt.
Madje ai shton se edhe në rastet kur çanta është e vogël, disa udhëtarë janë detyruar të paguajnë ekstra për të udhëtuar.
Ai thotë se këto praktika diskriminuese janë shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe transparenca e WizzAir për tarifat e bagazheve lë shumë për të dëshiruar.
Vlen të thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që WizzAir, një kompani “low cost”, abuzon me udhëtarët duke i detyruar të paguajnë për bagazhet e dorës ndërkohë për vonesat, shtyrjet dhe anulimet e fluturimeve s’mban përgjegjësi./joq
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128