Grabiti pikën e këmbimit valutor në Tiranë, ky është Luan Maci! Pas arratisjes 42-vjeçari hoqi mjekrën

5 Mars 2026, 17:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabiti pikën e këmbimit valutor në Tiranë, ky

Personi në foto është 42-vjeçari Luan Maçi, autori i grabitjes me armë zjarri të një pike këmbimi valutor në qendrën tregtare Concord.

Burime bëjnë me dije se në momentin që ka kryer grabitjen Luan Maçi ka qenë me mjekër, por pasi mori paratë dhe u arratis, ka shkuar në banesën e tij dhe e ka hequr.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, duke marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra.

Në pamjet e publikuara duket edhe skena e grabitjes, si edhe sjellja amatore e Luan Macit, i cili fillimisht shkelmon derën e subjektit dhe kërcënon dy punonjëset me armë pistoletë. Pastaj nis të mbledhë paratë me dorë nga banaku.

Në pamundësi për t’i grumbulluar, ai lë armën në banakun e biznesit dhe nis t’i marrë me të dyja duart. Një pjesë e madhe e kartmonedhave i bien në dysheme dhe ai ulet që t’i mbledhë për t’i futur në çantën marsup.

Maci arriti të merrte të paktën 3 mln lekë në dyqanin e këmbimit valutor në rrugën “5 Maji”, një pjesë e të cilave u sekuestruan si provë materiale, bashkë me armën e krimit.

 

Po ndodh...