Deklarata/ Sulmi me dronë nga Irani, Aliyev: Azerbajxhani është në gatishmëri të plotë luftarake!
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ushtria e vendit ishte sjellë në “gatishmëri të plotë luftarake” pas sulmit me dron iranian në Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhçivanit, në atë që Aliyev e quajti një “akt terrori” nga Teherani.
“Sot, Irani kreu një akt terrori kundër territorit të Azerbajxhanit, kundër shtetit të Azerbajxhanit. Shteti iranian qëlloi me mjete ajrore pa pilot në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit”, tha Aliyev gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.
“Zyrtarët iranianë duhet t’i japin një shpjegim palës azerbajxhanase, duhet të kërkohet falje dhe ata që kryen këtë akt terrorist duhet të mbahen penalisht përgjegjës”, theksoi ai.
“Populli i Azerbajxhanit duhet të jetë i sigurt se çdo forcë armiqësore do të përballet me ‘Grushtin tonë të Hekurt'”, përfundoi Aliyev.
Irani ka mohuar se dronët që goditën aeroportin në Nakhchivan dhe ranë pranë një shkolle në fshatin Shakarabad, duke plagosur dy persona, janë lëshuar nga pozicionet e tij.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128