‘PD dënon sulmet e regjimit iranian ndaj fqinjëve’/ Berisha i kërkon Azerbajxhanit: Çlironi azerët nga tirania e Ajatollahëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj shteteve fqinje në rajon.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve jashtë sallës së Kuvendit, Berisha i bëri thirrje Azerbajxhanit që të çliroi azerët që vuajnë tiraninë e Ajatollahëve.
Berisha: Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve.
Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare.
Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera.
Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë.
Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128