“Bëra atë që doja!”- Shqiptari masakron me thikë në fytyrë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja humb një pjesë të shikimit

6 Dhjetor 2025, 22:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Bëra atë që doja!”- Shqiptari masakron me thikë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Thasos, ku një 50-vjeçare shqiptare u sulmua brutalisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu shqiptar, në mes të rrugës, duke përfunduar në spital me plagë të rënda.

Sipas videos së publikuar nga mediat greke, gruaja e tmerruar hyn me vrap në një mini-market pranë banesës së saj për t’u shpëtuar duarve të ish-burrit.

Përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi 55-vjeçari e goditi me thikë në fytyrë dhe në kokë. Më pas, 50-vjeçarja rrëzohet përtokë ndërsa banorët e zonës përpiqen ta ndihmojnë.

“Qëndronte e mbyllur brenda. Ai theu xhamin dhe hyri nga dritarja. Ajo doli zbathur duke vrapuar drejt dyqanit për të shpëtuar”, ka thënë një prej dëshmitarëve.

“Ajo hyri brenda duke qarë. Dy minuta më pas, hyri dhe ai. E ndoqi pas rafteve. E nxora jashtë që të ikte, u përpoqa ta mbaja agresorin, por ai më shtyu dhe doli pas saj. Më pas dëgjova britma”, ka treguar punonjësi i mini-marketit.

Pak metra më tutje, agresori e kapi 50-vjeçaren dhe e goditi me thikë, duke e lënë të gjakosur në mes të rrugës. “E kishte prerë keq. Pak më vonë erdhën ambulanca dhe policia,” tha një fqinji gruas shqiptare.

Më pas policia arrestoi 55-vjeçarin, në çantën e të cilit u gjetën jo vetëm thika, por edhe një bisturi dhe një kaçavidë.

Shqiptari mësohet se nuk tha asnjë fjalë para policëve që e arrestuan. Ai nuk foli fare gjatë marrjes në pyetje, ndërsa sipas dëshmive, kur një person i tha: “Dhe tani çfarë bëre? Do të shkosh në burg”, dai thuhet se u përgjigj: “Ate që doja të bëja, e bëra.”

Ndërkohë, ish-gruaja e tij e cila mbeti e plagosur me thikë, u dërgua në spitali dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ka humbur 25% të shikimit në njërin sy dhe fytyra e saj ka pësuar dëmtime serioze nga goditjet me thikë.

Mediat greke shkruajnë se 55-vjeçari kishte ardhur nga Shqipëria më datë 1 të këtij muaji. Ai nuk e njihte zonën dhe pyeste banorët në shqip duke pretenduar se ishte “vëllai i gruas” dhe kërkonte shtëpinë e saj.

Pasi mori informacionin, ai shkoi drejt banesës ku jetonte 50-vjeçarja me partnerin e saj të ri prej tre vitesh dhe nisi sherrin me të.

“Ky burrë është ish-burri i saj. Kjo vajzë ka qenë këtu në Theologos për rreth tre vjet, me një partner tjetër. Kjo ishte hera e tij e parë në ishull. Ai nuk e njihte zonën, po pyeste disa njerëz atje në shqip, ai tha ‘Unë jam vëllai i kësaj zonje dhe po kërkoj shtëpinë e saj dhe nuk e di se ku është’ dhe ata ia treguan shtëpinë”, thotë një banor i fshatit.

Po ndodh...

ide