U vra në Suedi gjatë sulmit me armë, mbërrin te familja trupi i 21 vjeçarit nga Fieri

23 Prill 2026, 11:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

U vra në Suedi gjatë sulmit me armë, mbërrin te familja

Trupi i 20-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën në Helsinborg të Suedisë pas disa të shtënave me armë zjarri ka mbërritur sot te familja e tij në qytetin e Fierit ku do të përcillet drejt banesës së fundit.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës së datës 14 të këtij muaji dhe vuri në alarm autoritetet lokale, të cilat rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Gjatë sulmit, mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Viktima ishte Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

 

Po ndodh...