Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta, ditën e sotme.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit. Familjarët thonë se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Po ashtu bëhet e ditur se familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128