U kapën duke shitur drogë në parkingun e një supermarketi, policia italiane arreston çiftin shqiptar

Policia italiane në Bolonja ka goditur një rast të trafikut të drogës, duke arrestuar një çift shqiptarësh të implikuar në këtë rrjet.
Aksioni është zhvilluar në parkingun e një supermarketi në “Via Massarenti”. Çifti u shfaq nervoz dhe kjo shërbeu si indicio që oficerët të kërkonin një kontroll fizik ndaj tyre dhe në mjetin me të cilin po lëviznin.
Një sasi totale prej 20 kg marijuanë dhe hashash u sekuestrua gjatë këtij aksioni.
Kurse makina rezultoi e regjistruar në emër të një italiani, i cili ishte arrestuar më parë në aksion të lidhur me drogën.
Disa javë më parë, një person tjetër u gjet në një skuter të regjistruar në emër të burrit dhe u kap duke transportuar dhe poseduar 13 kg marijuanë në shtëpi.
Një kontroll i automjetit zbuloi 5 kg marijuanë në bagazh. Kontrolle të mëtejshme u kryen si në shtëpinë e çiftit shqiptar, ku u gjet edhe gjysmë kilogrami marijuanë, ashtu edhe në një garazh të pambyllur, ku u gjetën çelësa në makinë.
Në garazhin, të marrë me qira në emër të pronarit të automjetit, u gjet një sasi tjetër narkotike, që arrinte në total 13 kg marijuanë dhe me peshën e përgjithshme prej 20 kg drogë të sekuestruar.
Çifti shqiptar është izoluar në paraburgimin e komisariatit, në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
