U hodh nga ura e Vashës, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

9 Dhjetor 2025, 08:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

U hodh nga ura e Vashës, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura.

Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. 

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide