Turkish Airlines nxjerr në shitje 49% të aksioneve në Air Albania

19 Nëntor 2025, 23:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Turkish Airlines nxjerr në shitje 49% të aksioneve në Air Albania

Turkish Airlines ka njoftuar se ka marrë vendimin për të shitur të gjithë paketën e saj prej 49% të aksioneve në Air Albania SHPK, kompani që funksionon si linja ajrore kombëtare e Shqipërisë.

Njoftimi u bë publik përmes Platformës së Zbulimit Publik (KAP), ku thuhet: “Bordi i Drejtorëve ka vendosur të shesë të gjithë pjesëmarrjen në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron 49% të aksioneve. Çdo zhvillim i rëndësishëm do të bëhet i ditur për investitorët.

Turkish Airlines nuk dha detaje mbi arsyet e vendimit apo afatet e procesit të shitjes.

 

Po ndodh...