Tre prokurorë i dhanë mbështetje për drejtimin e BKH-së/ Në zyrën e Joni Ketës mbërriti dhe zyrtari i lartë amerikan!

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra propozuan në KLP emrin e Joni Ketës për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndërsa më 11 Dhjetor pritet të votohet emri i tij dhe do të shihet nëse do të marrë votat e nevojshme.
Joni Keta është drejtues i komanduar i BKH-së që pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt në krye të këtij institucioni.
Mbështetja e "kryesorëve" të drejtësisë, sot ishte e qartë, ndërsa nuk mungon padiskutim dhe mbështetja e ndërkombëtarëve për institucionet e drejtësisë.
Rreth tre javë ma parë, në ambientet e SPAK trokiti Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming i cili u takua edhe me Joni Ketën. Feming shoqërohej gjatë kësaj vizite edhe nga e ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.
Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj.
Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar.
Shumë zëra thonë se emri i tij është premtues për të marrë drejtimin e FBI-së shqiptare dhe padiskutim që ndërkombëtarët janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




